Familja e saj i është përgjëruar që të mos kthehet tani afër në Angli.

Dhe duket se këngëtarja 23 vjeçare ka qenë e të njëjtit mendim dhe ka vendosur të mos rrezikojë. Megjithatë ajo nuk i ka harruar të lënduarit nga sulmi terrorist gjatë koncertit të saj në Manchester.

Ariana do të lidhet personalisht me ta nëpërmjet FaceTime, ku do të bisedojë më video dhe audio për t’u kushtuar atyre respektin e duhur, shkruan InTV.al

Përtej rrezikut, ajo ka preferuar që të mos shkojë në Angli edhe për shkak se aktualisht është ende e tronditur.

Artistja e muzikës pop u largua nga Britania e Madhe menjëherë pas sulmit terrorist me një avion privat, dhe duket se nuk do të kthehet për një kohë të gjatë.