Në takimin e kryeministrit Zoran Zaev me qytetarët e tetovës, Arianit Xhaferi nga OJQ “Eco Guerilla” ka parashtruar disa pyetje të sikletshme për kryetaren e Tetovës, Teuta Arifi, e cila poashtu ka qenë prezent në sallë.

“Pse Komuna e Tetovës nuk u tregon qytetarëve sa borxhe kemi, kujt i kemi borxh dhe pse kemi borxh? Pse Komuna e Prilepit ka bë raport 70 faqe, kurse Komuna e Tetovës raport me dy fletë? ”, kanë qenë disa nga pyetjet e parashtruara për kryeministrin Zaev nga ana e Xhaferit, shkruan Gazeta Lajm.

“Pse rrugët e Tetovës lahen vetëm kur bie shi”, ka vazhduar më tej Xhaferi. Pyetjet e tij janë përshëndetur nga qytetarët e Tetovës që ishin prezent në sallë.

Arianit Xhaferi e fut në siklet Teuta Arifin para Zaevit: “Rrugët e Tetovës lahen vetëm kur bie shi”!

Arianit Xhaferi e fut në siklet Teuta Arifin para Zaevit: “Rrugët e Tetovës lahen vetëm kur bie shi”!

Gepostet von Lajm TV am Freitag, 11. Mai 2018