Nën kryetarja e BDI-së, Teuta Arifi, në një intervistë në Alsat-M ka thënë se partia e saj nuk e përjashton mundësinë që të bëjë koalicion me LSDM-në, por vendimi përfundimtar sipasj saj, do të sillet në ditët në vazhdim nga partia.

 

“Ne po flasim për një situatë të pazakonshme, numra të ngjashëm në politik dhe nga ky aspekt është normale që BDI-ja nuk do të shkojë me kokë në mur, por do t’a analizojë situatën dhe do t’a pranojë realitetin dhe do të bëjë më të mirën për të mbrojtur votuesit e saj”, tha mes tjerash Teuta Arifi.

E pyetur se pse vetëm kur bëhet fjalë për LSDM-në, BDI-ja flet për standarde, ajo tha se LSDM-ja në bazë të parimeve ka marrë këtë numër të votave dhe u shpreh e bindur se parimet japin më shumë pushtet sesa priviliegjet./Telegrafi/