Mandati i Gruevskit për formimin e Qeverisë skadon të dielën në mesnatë, ndërkaq BDI-së i duhet ende kohë për të menduar. Kështu ka deklaruar nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi, mbrëmë në emisionin “Top Tema” në TV Telma, njofton Portalb.

Arifi gjithashtu theksoi se pa çështjen e gjuhës shqipe dhe Prokurorinë Speciale Publike, nuk mund të arrihet marrëveshje, ndërkaq BDI nuk pajtohet edhe me paralajmërimin e VMRO-DPMNE-së dhe subjekteve tjera për “qërim hesapesh” me SOROS-in dhe organizatat joqeveritare të cilët e kritikojnë pushtetin. /Portalb