Arilena Ara ka prezantuar sot me anë të një fotoje, dy motrat e saj. Në foto dallohet që ato janë plotësisht të ndryshme. E madhja, Ambra është brune dhe me kaçurrela, ndërsa tjetra është bionde, ashtu si Arilena, më e vogla e familjes.

 

“Ambra më thotë gjithmonë pas performancave çfarë nuk shkoi sepse do që të jem e përsosur, mua më intereson gjithmonë ta dëgjoj mendimin e saj sepse është e sinqertë”, ka thënë Arilena në programin Rudina ku ishte e ftuar.

Këngëtarja e “Nëntori”-t ka treguar që është duke përgatitur një minialbum me producentin Darko Dimitrov që do të publikohet shumë shpejt, ndërsa ka zbuluar që për sa i përket jetës jashtë skenës ajo studion për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe pikërisht sot, është bërë zyrtarisht drejtuese makine, pasi sapo ka marrë patentën.