ARM riaktivizon dy helikopterët nga Brigada ajrore, të cilët vitin e kaluar ishin dërguar për riparim. Në kazermën në Petrovec, ministri i mbrojtjes, Zoran Jolevski theksoi se këto janë rezultatet e para lidhur me modernizimin e paralajmëruar të ARM, gjegjësisht brigades ajrore.

“Këto helikopterë janë të parët nga 10 të paraparët për remontim gjatë dy viteve të ardhshëm dhe se për këtë Qeveria ka ndarë mjete të mjaftueshme. Me këto hapa të ndërmarrë, Ministria e mbrojtjes dhe ARM do të rris gatishmërinë ushtarake ashtu që me më shumë siguri për të kryer funksionin e saj dhe të jetë garantuese e integritetit territorial dhe sovranitetit”, theksoi Jolevski. (INA)