Një vajzë 14 vjeçare është larguar dje nga shtëpia për fëmijë të braktisur “25 Maji”. Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, 14 vjeçarja është larguar dje rreth orës 15, pasi që paraprakisht e kishte sulmuar fizikisht një 12 vjeçare gjithashtu e strehuar në këtë shtëpi.

Nga MPB njoftojnë se kanë ndërmarrë masa për gjetjen e vajzës.