Të paktën 29 presona u vranë dhe 166 u plagosën në sulmin e mbrëmshëm terrorist në Beshiktash të Stambollit, pranë Stadium Vodafone Arena, raporton Anadolu Agency (AA).   Ky informacion u konfirmua nga Ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Sulejman Soylu (Süleyman Soylu), në një konferencë shtypi në Stamboll.

“Me keqardhje të thellë informoj popullin tonë se në dy shpërthimet në Stamboll u vranë 29 persona”, ka thënë Soylu, duke shtuar se nga sulmi janë plagosur 166 persona. Ai theksoi se janë arrestuar dhjetë persona të dyshuar në lidhje me sulmin e mbrëmshëm terrorist në të cilin u vranë 27 policë dhe dy civilë.

DITË ZIE
Sot në Turqi është shpallur ditë zie kombëtare, ndërsa Presidenti Erdogan gjithashtu ka anuluar udhëtimin e tij zyrtare të planifikuar në Kazakistan.

Detajet e shpërthimit

Zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmus, në një konferencë për shtyp ka konfirmuar se shpërthimi i parë ka ndodhur nga një makinë të mbushur me eksploziv pranë stadiumit, i cili është aktivizuar nga një distancë. Më pak se një minutë pas kësaj, një sulmues vetëvrasës hodhi veten në erë në parkun Macka, gjithashtu në afërsi të stadiumit.

Kurtulmus theksoi se i gjithë kombi turk është përfshirë në një dhimbje të madhe, por, siç theksoi, populli në këtë kohë të vështirë është i detyruar që të ruaj unitetin kombëtar. Rikujtojmë, se cak i sulmit që u krye në orën 22.30 sipas orës lokale ishte një autobus i policisë, ku ishin anëtarë të njësisë speciale të policisë të cilët ishin angazhuar në sigurimin e ndeshjes së mbrëmshme të Toto Turkish Super League mes Beshiktashit dhe Bursasporit.

Sulmi mbi policinë ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes së futbollit. Shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në disa lagje të Stambollit.

czvysboweaaeos

turqi

czvxbvtwiaa_bfz