Gjatë ditës së sotme janë arrestuar një numër i madh i personave që janë marrë kryesisht me drogë dhe armë.

Pjesëtarët e policisë që në orët e mëngjesit kanë kontrolluar në 34 lokacione në Shkup.

Kontrollet janë kryer në Gjorçe Petrov, Grçec, Haraçinë, Çair, Vizbegovë, Bardovcë, Studeniçan dhe në Komunën Qendër ndërsa policia ka kërkuar disa persona të përfshirë në veprime të ndryshme kriminale.

Sipas ‘Makfaks’ gjatë kontrollit është zbuluar drogë dhe armë ilegale ndërsa aksioni ka nisur nga ora pesë të mëngjesit dhe ka zgjatur deri në ora 15:00.