Ndoshta nuk jeni mësuar të dëgjoni se ka nga ata persona që vjedhin edhe peshq, kjo veç ka ndodhur dje në Ohër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Njëqind e shtatëmbëdhjetë copa peshku të bardhë, gjithsej 12 kilogramë peshë, pesë rrjeta peshkimi dhe një anije metalike është vjedhur dje nga kontrabanduesit. Ata peshkonin në ujërat e liqenit të Ohrit. Kur arritën në plazhën e hotelit “Bellevue” patrulla e policisë ka arrestuar B.B., R.B., S.B. dhe Z.C. që kanë përfunduar në stacionin e policisë. /Telegrafi/