Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të nacionalitetit serb të dyshuar për krime luftë kundër popullatës civile. 

Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë treguar se arrestimi i tyre ka ndodhur në Shtërpcë sot (e premte) dhe në aksion kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve policor. 

Të dyshuarit janë dërguar në stacion të policisë për intervistim dhe ndaj tyre pritet të merret vendimi fillimisht nga prokurorit i shtetit e më pas edhe nga organet e drejtësisë. 

Sot gjatë ditës Indeksonline kishte raportuar edhe për arrestimin e një serbi në Mal të Zi, ekstradimi i të cilit është kryer dje nga autoritetet malazeze tek Policia e Kosovës. 

Ky i fundit dyshohet për vrasjen e tre civilëve në Vushtrri gjatë vitit 1999./Indeksonline/