Serbia të premten ka arrestuar dy shtetas serbë, për të cilët Mali i Zi ka lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar me dyshimin e pjesëmarrjes së tyre në përpjekjet për grusht shtet në ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi të vitin e kaluar.

 

Pak ditë pas zgjedhjeve, në Serbi janë arrestuar disa të dyshuar për pjesëmarrje në grusht shtetin e tentuar në Mal të Zi, ku në mesin e tyre ishte edhe një gjeneral serb në pension.

Veç serbëve, në këtë komplot ishin të përfshirë edhe persona nga Rusia, transmeton KP.