Mbrëmë në periudhën kohore nga ora 23:40 minuta deri në ora 00:30 minuta, në atarin e fshatit Negotinë të Gostivarit është kryer bastisje nga ana e zyrtarëve policor në objektin hotelerik, në pronësi të personit me iniciale F.S. (35) nga fshati Dobridoll i Gostivarit.

Gjatë këtij kontrolli në objekt janë arrestuar katër shtetase të Shqipërisë dhe një shtetase e Kosovës, të cilat kanë qenë duke punuar në këtë objekt. Pas arrestimit ato janë dërguar në stacionin policor në Gostivar për hetim të mëtej dhe zbardhje të plotë të rastit.