Policia e Tetova arrestoi pesë të rinj të cilët dyshohet për grabitje që ka ndodhur në gusht të këtij viti.

Sipas policisë, ata të armatosur kanë hyrë në një banesë në Tetovë dhe me kërcënime kanë marrë para, telefona dhe ar nga 47-vjeçarja dhe e bija e saj e mitur, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Policët e SPB Tetovë arrestuan I.S (20), A.SH (23), XH.SH (18), A.O (38) dhe një 17-vjeçar, për shkak se dyshohen se më 9 gusht të këtij vitit, në ora 21:30 kanë grabitur një banesë në rrugën ‘Marshall Tito’ në Tetovë”, sqarojnë nga MPB.

Ata shtojnë se Gjatë ditës së djeshme, me urdhër nga gjykata, është kontrolluar shtëpia e A.Sh dhe Xh.Sh dhe kanë gjetur marihuanë, pistoletë, pendrekë dhe plumba.

Ata janë mbajtur në stacionin policor të Tetovës ndërsa dhe sot do të dërgohen para gjykatësit në Gjykatën Themelore të Tetovës.