Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, Policia e Divjakës zbulon një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve të pandërprera dhe në bazë të informacioneve që dispononin, efektivët e policisë gjetën dhe sekuestruan gjatë një kontrolli në fshatin Grabjan 11 bimë kanabis, transmeton Gazeta Express.

Bimët narkotike u gjetën të kultivuara pranë banesës së shtetasit Miço Qerosi. Blutë bënë arrestimin e 60 vjeçarit, ndërsa materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.