Policia ne Rio de Zhaneiro ka arrestuar gruan e ambasadorit grek ne Brazil dhe tre persona te tjerë te akuzuar sit e përfshirë ne vrasjen e tij. Diplomati Kiriakos Amiridis rezultonte i zhdukur prej te hënës. Trupi i tij u gjet ne nje makine te djegur ne rrethinat e Rios ditën e enjte. Policia dyshon se 59-vjeçari është viktime e nje krimi pasioni. Ata kane marre ne pyetje gruan e tij braziliane, Fransuaze Amiridis, si edhe nje polic lokal. Hetuesit pretendojnë se gruaja e ambasadorit kishte nje lidhje jashtëmartesore me policin dhe per këtë kane gisht ne eliminimin fizik te diplomatit. Çifti ishte i martuar prej 15 vitesh dhe ka nje vajze 10-vjeçare. Se fundmi ambasadori grek kishte udhëtuar nga Brazilia per ne qytetin e Nova Iguacu, ne veri te Rios per te kaluar pushimet e Krishtlindjeve me te shoqen dhe prindërit e saj. Por prej te hënës ai ishte zhdukur pa lene gjurme, ndërsa denoncimi ne polici nga e shoqja është bere vetem te mërkurën. Hetuesit deklaruan se kishin gjetur shenja gjaku ne divanin e apartamentit ku jetonte çifti dhe ata dyshojnë se ai mund te jete vrare aty përpara se trupi i tij te digjej se bashku me makinën per te humbur gjurmët.