Ish-kryeministri bullgar, Bojko Borisov dhe disa bashkëpuntor të tij kanë rrënë nën pranga të policisë në Sofje.

Në aksionin e realizuar mes policisë bullgare dhe prokurorisë evropiane janë arrestuar edhe ministri i Financave në qeverinë e Borisovit, Vladislav Goranov, ish-kryetarja e Komisionit për Buxhet në Parlamentin bullgar Menda Stojanova dhe zëdhënësja e Borisovit, Sevdalina Arnaudova. Ata dyshohen për korrupsion dhe keqpërdorim të fondeve evropiane.

Kryeministri aktual bullgar, Kiril Petkov pak orë më parë përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebooku duke përshëndetur aksionin shkruajti se askush nuk është mbi ligjin./KlanMacedonia/