Një grua gjashtëdhjetë e dy vjeçare nga Dellçeva është arrestuar pas djegies së një veture mëngjesin e sotëm në bulevardin “Maqedonia” në Dellçevë.

Pas djegies së automjetit, në polici është dorëzuar një video inçizim nga kamera vëzhguese, pas së cilës është arrestuar gjashtëdhjetë e dy vjeçarja (N.D.), e cila shihet në pamjet e kamerës pranë automjetit, i cili më pas filloi të digjej.

Pas shqyrtimit të rastit kundër saj do të dorëzohen parashtresat e duhura.