Alesh Çretnik, agjent në Shërbimin e Kundërzbulimit të Sllovenisë, ndërkaq për momentin në mision në NATO në Napoli, është personi i cili është arrestuar në Maqedoni pasi që me dron e ka inçizuar vilën presidenciale në Ohër, shkruan gazeta sllovene “Reporter”.

Televizioni “POP TV”, ashtu siç shkruhet, ka njoftuar se policia e Maqedonisë e ka arrestuar Çretnikin në mes të prillit pasi që medron, në të cilën ka pasur kamerë, e ka inçizuar rezidencën e Ivanovit në Ohër. Slloveni fillimisht është i dyshyar për spiunim, ndërkaq më pas, pas intervenimit të Ministrisë së Mbrojtjes është dënuar me 500 euro dënim. Menjëherë pas asaj, Çretnik bashkë me familjen e kanë lëshuar Maqedoninë.

Çretnik sipas mediave sllovene, është analist i cili ka punuar në Kosovë dhe Bosnje dhe Hercegovinë.

“Ai shquhet për njeri inteligjent, rëndë të besohet se në afërsi të rezidencës së kryetarit të Maqedonisë vetëm se ka luajtur me fëmijët me dron. Veçmas kur droni ka qenë mjaft i shtrenjtë, i gatshëm me dy HD kamera. Nëse do të kishte luajtur me fëmijët, atëherë do të kishte dronë jo më të shtrenjta se 100 euro”, deklaroi burimi slloven i afërt me Shërbimin Sekret.

Sipas mediave sllovene, është interesante që Çretnik është paraqitur si agjent i Shërbimit të Sigurisë dhe Kundërzbulimit, ndërkaq ka treguar edhe kartelë të NATO-së. Nëse dihet se nuk ka qenë në mision të fshehtë të Shërbimit slloven, atëherë sipas të gjitha gjasave ka punuar për NATO-n, veçmas nëse dihet se organizata është mjaft shqetësuese për përkeqësimin e situatës në Maqedoni.