Para pak çastesh në shkollën fillore Naim Frashëri në Tetovë është arrestuar një aktivist i BDI-së duke fotografuar fletën e votimit.
 
Raportohet se shtabi lokal i BDI-së e ka detyruar me forcë që ai të fotografoje votën e tij. Me këtë rast kanë reaguar vëzhguesit opozitar duke e ndërprerë procesin zgjedhor. Me këtë rast Komisioni zgjedhor ka ndaluar personin dhe ia ka dorëzuar Policisë e cila ka arrestuar atë.
 
Apelohet deri tek qytetarët të kenë kujdes mos provojnë të fotografojnë votën përshkak se rrezikojnë dënim deri në 3 vite.