Policia ka arrestuar një grua e cila ishte përpjekur të ngjitej në portat e para të Pallatit Buckingham në Londër, konfirmon Scotland Yard, shkruan Mirror.

Arrestimi u bë me dyshimin për ndërhyrje, dhe ata thonë se incidenti nuk trajtohet si terrorist.

Gruaja e paidentifikuar është dëgjuar duke thirrur: “Unë jam mbretëresha e vendit”, derisa po hynte në makinën e policisë.

Ajo është aktualisht në paraburgim në stacion qendror të policisë në Londër.