CIVIL theksoi se deri më tani kanë pranuar thirrje për më shumë raste për tentimin e blerjes së votës në më shumë qytete si në Shkup, Prilep, Valandovë dhe në komunat tjera për të cilat po mblidhen dëshmi, transmeton TetovaSot.

Policia ka ndjerë tentimet për blerjen e votuesve, në bazë të njoftimit nga CIVIL edhe në Demir Hisar. Një person është arrestuar nën dyshimin për blerjen e votuesve, ndërsa procedura është duke u realizuar. CIVIL ka marr një raport të detajizuar nga terreni gjatë operacionit për blerjen e votuesve në këtë dhe në rastet tjera, raport që duket si një film i vërtet aksionar.

“Në interesin e procedurave hetuese, më shumë detaje nuk është e mundshme që të shpërndahen në opinion në këtë moment. Megjithatë, mund që të ndahet përshtypja e sotme se MPB pas shumë viteve si duket ka qëllim që t`i nis luftë parregullsive zgjedhore”, thuan nga CIVIL./TetovaSot/