Dje, është arrestuar një 45-vjeçar nga fshati Raven i Gostivarit që të vuajë dënimin me burg, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ai ka kryer veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në shitje të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve”.

“Më 31.07.2021 në ora 09.30 në Gostivar nga policët, pas marrjes së urdhrit gjyqësor, është arrestuar G.O.(45) nga fshati Raven i Gostivarit. Ai është kërkuar që të mbajë dënimin me burg për kryerjen e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në shitje të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve” në bazë të nenit 215 të Kodit Penal. G.O. është dërguar në Burgun e Tetovës për mbajtjen e dënimit”, njoftojnë nga MPB-ja.