Ballina Showbiz Arrestohet Noizy, e denoncoi motra e Stresit

Arrestohet Noizy, e denoncoi motra e Stresit

Përdorimi i armëve duket se po u hap shumë telashe reperëve shqiptarë. Pas shpalljes në kërkim të Stresit, policia ka arrestuar një tjetër reper. Po flasim për Noizyn, i cili ashtu si kolegu i tij është filmuar teksa qëllon me armë.

Këngëtari Rigels Rajku është shoqëruar gjatë mbrëmjes së sotme nga Policia e Durrësit, ku do të japë shpjegime për armën me të cilën ka qëlluar dhe arsyet që e kanë çuar në këtë veprim. Videoja në fjalë, të cilën Noizy e kishte publikuar disa ditë më parë në Instagram është ripublikuar nga motra e Stresit, e cila akuzon policinë për standarde të dyfishta.

 

Policia është vënë menjëherë në lëvizje, duke shoqëruar Noizy-n i cili ka dhënë shpjegime në Polici. Nuk dihet ende nëse reperi i njohur është lënë në gjendje të lirë, apo vazhdon të jetë në gjendje arresti, por ajo që është e sigurt është që edhe ai do të përgjigjet përpara drejtësisë.