Tek protesta e PSD-së që po e mbanë brenda zyrave të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), kanë ndërhyrë edhe Policia e Kosovës.
Aty tashmë ka nisur edhe arrestimi i anëtarëve të PSD-së.
Policia ka arrestuar kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj, anëtarin e kësaj partie Frashër Krasniqi dhe anëtarë të tjerë.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ishte arrestuar edhe në fillim të këtij muaji pasi që kishte goditur me shuplakë një pjesëtar të Policisë së Kosovës në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës.