Real Madrid ka arritur të mbrojë titullin e kampionit të Evropës.

Madrilenët kanë triumfuar në finale kundër Juventusit me rezultat 4-1.

Cristiano Ronaldo ishte protagonisti kryesor me dy golat e shënuar në Cardiff.

Në këtë formë, arritjet e portugezit brenda këtyre 12 muajve janë thjeshtë fantastike!

Më 12 qershor 2016 fitoi evropianin me kombëtaren e Portugalisë ndërsa po atë vit, në dhjetor rrëmbeu trofeun e Topit të Artë.

Në muajin janar të 2017 fitoi çmimin e futbollistit të vitit prej UEFA-s gjersa në muajin prill, si askush tjetër, realizoi edhe golin e 100 në Ligën e Kampionëve.

Muajin maj do të hyjë në analet e historisë për faktin se Ronaldo u bë lojtari i vetëm që ka shënuar 400 gola në top pesë ligat më prestigjioze evropiane.

Dhe në fund, qershia mbi tortë është triumfi për herë të katërt në Ligën e Kampionëve – një me Manchester United dhe tre me Realin.