Ministri i Arsimit i Kosovës, profesori Arsim Bajrami dhe profesoresha nga Gjermania Beate Henn kanë marrë titullin Doctor Honoris Causa gjatë një akademie solemne mbrëmë me rastin e 22-vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës.

Shënimi i këtij përvjetori të arsimit sipëror shqiptar në Maqedoni filloi me homazhe tek busti I dëshmorit të UT-së Abdylselam Emini dhe tek varri i rektorit të parë të UT-së Fadil Sulejmanit.

“Ky tempull i dijes është themeluar dhe ngritur nga populli dhe do të ekzistojë deri sa të ekzistojë populli shqiptar në këto troje”, u shpreh me këtë rast, dekani i fakultetit filozofik Fatbi Osmani.

Tradicionalisht, në çdo përvjetor shpallen doktorë nderi të UT-së, ndërsa sivjet këtë titull e fituan ministri kosovar dhe profesoresha gjermane.