Në debatin e sontshëm në emisionin Click Plus, të ftuar ishin Rafiz Aliti nga BDI, Imer Aliu nga PDSH, Arsim Sinani- analist politik dhe Albert Musliu gjithashtu analist politik. Në emision analisti Arsim Sinani vuri në tapet të dy deputetët shqiptar. Në mes tjerash Sinani ju drejtua me pyetje të drejtpërdrejt të dy eksponentëve politik duke e përsëritur disa herë: A jeni koordinuar me faktorin ndërkombëtar për shpërndarjen e Parlamentit? Pasi nuk u përgjigjën në pyetjen e tij, Sinani tha se sonte ka vetëm një pyetje për të dy eksponentët, derisa të përgjigjen nuk e ndron pyetjen dhe vazhdoi të ironizojë duke përsëritur: A jeni koordinuar me Brukselin, Washingtonin, BE, Nato-n për shpërbërjen e Parlamentit? “Në esencë i keni bë një diverzionin faktorit ndërkombëtar, e keni fut në një rrugë pa dalje. E dyta ç’kërkon lideri i BDI-së tërë ditën në Parlament, asnjëherë nuk rin ai në Parlament. Çka e gjeti atë që të sillet, andej këndej? Më intereson se a keni marrë vendim në kryesi të partisë që të shpërbëhet Parĺamenti dhe kur e morrët atë vendimin z.Aliti?

imer rafiz