Përveç për sallën universale, po kërkohet mënyrë që t’i merren kompetencat kryetares së Shkupit, Danella Arsovska për edhe disa projekte të tjera. Këtë e paralajmëroi kryeministri Dimitar Kovaçevski pas paralajmërimit për greve të shofereve të autobusët privat.

“Të gjitha projektet e mëdha që kanë filluar në Shkup dhe që u duhen shkupjanëve, megjithatë edhe qyteteve të tjera, Qeveria në kuadër të kompetencave të saj do të bëjë gjithçka që t’i mbarojë. Unë punoj me ekipin e qeverisë që t’i shohim mundësitë dhe të ndërmarrim pjesë të këtyre aktiviteteve, për shkupjanët, jo për politikën.”- Dimitar Kovaçevski, Kovaçevski.
Arsovska për këtë deklaratë të Kovaçevskit u përgjigj me pyetje. Kush do t’ia merr kompetencat Kovaçevskit për projektet e parealizuara.

“Dua të pyes para opinionit se kush do ja merr kompetencat e tij dhe Qeverisë për mos realizimin e të gjitha tyre projekteve që nuk janë realizuar. Kush do ta përfundoj autosdtraden Kërcovo-Ohër e cila po ndërtohet tashmë 9 vite. Kush do ta përfundoj projektin për ndërtimin e Qendërs Klinke e cila premtohet tashmë 1 dekadë? Kush do t’ia merr kompetencat për autostradën drejt Kriva Pallankës.”- tha Arsovska.

Ndryshe për shkak amendamenteve për ribalancin e buxhetit të paraqitura nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së e u bllokua buxheti e Qytetit të Shkupit.