Kandidatja e pavarur për Qytetin e Shkupit Danela Arsovska dje ka vizituar lagjen Dizhonskë dhe Seravë, lagje kryesisht të banuar nga shqiptarët. Ajo nga atje ka prezantuar platformën e saj, duke dhënë premtimin që Çairi do të jetë i zhvilluar si pjesët e tjera të Shkupit.

‘Çairi meriton vëmendje të barabartë dhe punë të përkushtuar, si dhe zgjidhjen e problemeve, dhe ne do të fillojmë punën nga dita e parë e mandatit. Në takimin e djeshëm me banorët në Çair në rr. Seravë dhe Dizhonska, ne folëm për gjithçka që ata kanë nevojë dhe të gjitha problemet që i kanë munduar prej vitesh’. – u shpreh Arsovska.

Ajo falënderoi për praninë masive të qytetarëve si dhe u shpreh që së bashku do ti zgjidhin problemet:

Ne i njohim problemet, vetëm duhet të punojmë së bashku për t’i zgjidhur ato. Prania masive e qytetarëve sonte vetëm tregoi se sa e madhe është mbështetja që kemi. – deklaroi për në fund kandidatja Arsovska që gëzon përkrahje nga opozita, shoqëria civile dhe sektori privat i Qytetit të Shkupit.