Kandidatja e pavarur për Qytetin e Shkupit, e mbështetur nga VMRO DPMNE-ja, Danella Arsovska, tha se kryetari aktual Petre Shilegov ka realizuar vetëm 5% të programit që ka premtuar në zgjedhjet e kaluara. Ajo u fokusua në problemet në komunikacion. Sipas saj duhet të përforcohet transporti publik me qëllim të zvogëlimit të ndotjes dhe reduktimin e kaosit në komunikacion.

“Kemi një individ që ofroi program në vitin 2017 dhe nga ai program deri në vitin 2021 ka realizuar vetëm 5%. Qytetarët kanë nevojë për kryetare që do të realizojë atë që do të premtojë. Qytetarët do të duan të ketë zgjidhje që do të zbatohet menjëherë dhe jo për 4, 8 apo se di sa vite”, theksoi Danella Arsovska, kandidate e pavarur për Qytetin e Shkupit”, tha Arsovska.

Kandidatja për kryetare në Qytetin e Shkupit, Danella Arsovska, ka premtuar blerjen e 250 eko-autobusëve që të realizoht ideja për transport pa pagesë për qytetarët e Shkupit.

“Është e domosdoshem që Shkupi të ketë transport publik pa pagesë dhe eko-autobusë të rinj. Nuk na nevojitet zgjidhje vetëm për një pjesë të Shkupit, sepse zgjidhjet duhet të jenë për të gjitha pjesët e qytetit”, deklaroi Arsovska.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve Lokale Danella Arsovska mori rreth 8 mijë vota më tepër se kundërkandidati Petre Shilegov. Rezultatet në rrethin e dytë do të varen nga ridestinimi i votave të cilat në rrethin e parë i morën kryesisht tre kandidatët, Pero Georgievski nga “E Majta”, kandidatja e pavarur Ana Petrovska dhe Arben Shaqiri nga Partia Liberal Demokrate dhe Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë.