Kandidatja e pavarur për qytetin e Shkupit, Danela Arsovska është duke avancuar në vota përballë kundër kandidatit kryetarit aktual të Shkupit Petre Shilegov. Për momentin Arsovska ka 86.147 vota, ndërsa Shilegov 78.226 vota. Diferenca e avantazhit të Arsovskës, është rreth tetë mijë vota më shumë.

Arsovska deri tani ka pasur mbështetjen e opozitës, shoqërisë civile dhe shoqërive ekonomike, e njëjta mbështetje sipas tyre do të jetë edhe në rrethin e dytë por me e fuqishme duke parë avancimin në thellësinë e rezultatit. Ndryshe edhe kandidatët e tjerë opozitar janë shprehur që do të votojnë për Arsovskën në raund të dytë.