Nëse Qeveria nuk u jep të holla komunave për të paguar faturat e rrymës, do të vijojnë masa radikale. Kështu paralajmëron kryetarja e Qytetit të Shkupit në emër të BNJVL, transmeton Zhurnal.
Ajo shprehet se në Maqedoni ka 81 komuna prej të cilave shumica janë rurale dhe nuk kanë si të gjenerojjnë më tepër mjete andaj funksionimi i tyre është në rrezik.
“Nëse nuk kemi bisedim, konkludimi ynë që e sollëm është radikalizimi. Duhet të kuptojnë se kemi 81 komuna prej të cilave shumica janë të vogla, rurale të cilat nuk kanë mënyrë si të gjenerojnë më tepër mjete. Funksionimi i tyre, mënyra si funksionojnë dhe ekzistojnë është vënë në rrezik nga kjo situatë, e paqartë është e njejta sa do të zgjatë. Nëse nuk marim ndihmë nga pushteti qendror, do të marim mosfunksionim të tërësishëm të komunave të vogla.
Ato vetëm se e kanë harxhuar buxhetin e paraparë për energji elektrike me faturat për dy muaj. Situata edhe me ndërmarjet publike komunale është aq alarmante që shkyçja e energjisë elektrike direkisht ndikon dhe mund të sjellë deri te ndalimi i furnizimit me ujë. Duhet bukur të mendohet si të reagohet, sepse këto janë shërbime publike në interes të qytetarëve. Nuk flasim vetëm për ndërmarje publike apo komuna, ne flasim për qytetarët e këtyre komunave”, tha ARsovska.
Kryeministri Kovaçevski pranoi takim me BNJVL por reagoi se kryetarët e komunave është dashur të mendojnë për krizën kur e kanë planifikuar buxhetin dhe nuk kanë paraparë masa për të menaxhuar me krizën./Zhurnal.mk