Kandidatja e pavarur për kryetare të Shkupit, Danela Arsovska, vazhdoi aktivitetet në terren pas fitores në raundin e parë të zgjedhjeve dhe kështu shënoi fillimin e fushatës zgjedhore për raundin e dytë. Takimi me qytetarët nga Kisela Voda dhe gjetja e zgjidhjeve për problemet në këtë komunë ishte në fokusin e saj mbrëmë.
“Unë i di shumë mirë problemet me të cilat ballafaqohen banorët e komunës së Kisela Vodës, dhe kam zgjidhje konkrete se si t’i tejkaloj ato. Ndërtimet e paplanifikuara do të ndalen me krijimin e një plani urbanistik të detajuar në bashkëpunim me disa ekspertë. Projektet nga programi im zgjedhor propozohen në bazë të problemeve të tyre. Prandaj, për Kisela Voda, është planifikuar realizimi i njërit prej pesë mega -parqeve, do të ndërtohen më shumë parkingje të parafabrikuara, të cilat do të zgjidhin ndjeshëm problemin e uzurpimit të hapësirës midis ndërtesave dhe trotuareve, dhe pastrimi i deponive do të fillojë menjëherë pas hyrjes sime në pozitën e Kryetarit të Qytetit të Shkupit. Përveç kësaj, Kisela Voda do të lidhet me një shteg biçikletash dhe do të realizohet ndërtimi i një lidhjeje direkte rrugore me Aerodromin. Ndryshimet pozitive për Shkupin vijnë pas 31 tetorit. “Së bashku me njerëzit e Shkupit, ne do të kemi sukses në këtë,” tha Arsovska në takim.

Në fund të takimit, Arsovska falënderoi të pranishmit për mbështetjen që i dhanë në raundin e parë të zgjedhjeve dhe u bëri thirrje të gjithë atyre që mbështesin vizionin e saj për një Shkup modern dhe bashkëkohor, të shkojnë në votime në raundin e dytë dhe bëjnë së bashku ndryshimin me një qytet me banorë të lumtur dhe të kënaqur.