Zoran Zaev duhet të mbahet përgjegjës sepse është pjesë e rastit “Haraçi”, tha zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski.

Ai akuzoi Zaevin se është i përfshirë direkt në këtë rast, por prokuroria dhe gjyqësori po e mbrojnë atë.

OBRM-PDUKM kërkon nga Ministria e Brendshme dhe Prokuroria Publike që menjëherë të hapin rast kundër kryetarit të LSDM-së për krim – fshehje dhe ndihmë në kryerjen e krimit.

Ai shtoi se qytetarët do të mësojnë ende për skemat e zhvatjes së Zoran Zaevit dhe LSDM-së, të Dan Donçevit së bashku me majën e qeverisë dhe LSDM-në, si dhe shumë të tjerë të afërt me familjen e Zaevit dhe LSDM-së.