Pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA, shumë njerëz kanë nisur të mbajnë në rrobat e tyre një paramanë. Në fakt, paramana nisi të përdorej që kur Britania votoi Brexit. Edhe Trump, ka pasur të njëjtin qëndrim ndaj emigrantëve, duke kërkuar t’i mbaj larg të huajt. Megjithatë ka ende njerëz në Britani dhe tani, edhe në SHBA, që duan t’u thonë emigrantëve që ata nuk kanë asgjë kundër tyre, që do i mbështesin dhe do i mbrojnë, çfarëdo race, etnie apo gjinie të kenë. Për këtë aryse ata vendosin në rrobat e tyre një paramanë. Ashtu si paramana përdoret për siguri, ashtu edhe njerëzit që e mbajnë duan të tregojnë që kushdo që ka nevojë, do të ndihet i sigurt pranë tyre.

Megjithatë, ky është vetëm një simbol, e rëndësishme është të veprosh me dashuri.