Për shumë burra, është traditë të mbajnë një unazë rreth, pas martese. Por nuk është kështu për meshkujt mbretërorë, shumë nga të cilët preferojnë të mos mbajnë, një vendim që i ka rrënjët në rregullat aristokratike të etiketës.

Ndërsa për gratë, tradita vjen që nga kohërat egjiptiane kur fije të forta shkurresh gërshetoheshin për të krijuar një unazë, burrat nisën të vendosnin unaza gjatë Luftës II Botërore kur ushtarët i vinin për të kujtuar familjen e lënë në shtëpi.

Megjithatë, nuk është një traditë që familjet mbretërore e kanë përshtatur unanimisht. Princi Charles e mban unazën e martesës ngjitur me unazën me stemë, por duka i Edinburgh-ut dhe duka i  Cambridge-it kanë zgjedhur të mos e ndjekin këtë traditë. Me sa duket, ndër klasat e larta, kjo është norma.

“Nuk është fare e pazakontë për burrat e shtresave të larta në Britani të mos vendosin unazë”, thotë specialisti i etiquette-ës, William Hanson. “Kjo nuk vjen për shkak të ndonjë ideje që atyre mund t’u lindë kur janë larg shtëpisë, por sepse tradicionalisht nuk pritej që xhentëllmenët të mbanin unazë. Vite më parë, ky rregull përfshinte edhe orën, por vetëm snobë fanatikë e respektojnë atë traditë. Mosmbajtja e unazës së martesës është një nga treguesit e çuditshëm, por interensantë, të klasës, mes britanikëve, si ngjyra e këpucëve ditën e enjte, apo mënyra si përthyejnë xhepin e shamisë”, thotë ai.

Megjithatë, ka një përjashtim në rregullin që ndalon stolitë, është unaza me stemë. “Unaza me stemë tregon trashëgimi, që është sigurisht më e rëndësishme sesa çdo romancë”, thotë Hanson. “Këto unaza duhet të kenë vetëm emblemën e familjes, ato me nistoret e emrit shihen me dyshim”.

Pra, jemi të qartë. William nuk ka ndërmend të tradhtojë Kate-in. Unaza e martesës, nuk është në traditën e familjeve mbretërore.