Ka disa arsye për të cilat nuk duhet të merrni asnjëherë iniciativën për të shtypur apo hequr puçrrat që ju shfaqen në pjesë të ndryshme të trupit.

Arsyeja e përgjithshme është se rrezikoni të merrni infeksion, gjë e cila mund të çojë në zmadhimin e puçrrës.Gjithashtu shtypja mund të lërë shenjë pasi puçrra të jetë zhdukur.

Arsyeja kryesore pse nuk duhet të shtypin kurrë një puçërr që shfaqe në trekëndëshin nasolabial, është se kjo pjesë është e lidhur me damarë që shkojnë direkt në tru.

 

Nëse e shtypni, rrezikoni që infeksioni të shkojë në gjak dhe për pasojë të keni komplikacione në shëndet.

 

Por, çfarë duhet të bëni nëse vëreni një puçërr?

Vendosni krem antiseptik dhe shmangni përdorimi i makijazhit për 2-3 orë.

Nëse keni me shumicë atëherë duhet të konsultoheni me një mjek dermatolok.