Shkruan Prof. Dr. Arta Toçi

Tek po i afrohemi fundit të fushatës presidenciale, mund të konstatojmë se fytyra më emblematike e kësaj fushate pa dyshim është Profesor Blerim Reka i cili nuk la indifferent asnjë shqiptar në këtë vend, madje edhe më gjërë. Ne duhet ta falënderojmë që me paraqitjen e tij kontribuoi në ngritjen e dinjitetit të qytetarit shqiptar të Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu mund ta falënderojmë edhe për zgjimin e dellit kombëtar ndër ata që me vite mësuan se t’a duash kombin është cështje e të shkuarës. Profesor Reka dëshmoi se intelektuali në jetë sjell intelektualizëm edhe në politikë dhe pikërisht për këtë ai bëri diferencën. Profesor Reka gjithashtu dëshmoi se një fëmijë i kultivuar dhe i rritur me dashuri në nje ambient të civilizuar është i prirur të reflektojë civiliim dhe dashuri gjatë tërë jetës. Avantazhi i çdo kandidati amerikan per president të SHBA-ve ështe shkollimi i tij në Universitetin e Harvardit, ndërsa ne jemi me fat që një kandidat të tillë e kemi në Maqedoninë e Veriut, dhe ky është kandidati shqiptar
Ashtu siç u përsërit disa herë gjatë kësaj periudhe zgjedhore, mëkati i vetëm i kandidatit shqiptar është se ai është shqiptar. Shpresoj se do vinë kohra kur gjatë përzgjedhjes së krytarit të shtetit, prejardhja familjare, cilësitë njerëzore dhe kulatetet profesionale do të ngriten mbi përkatësinë kombëtare. Atëherë Profesor Reka do të ishte kryetar i pakontestueshëm i të gjithëve. Megjithatë për mua dhe gjitha ata shqiptarë për të cilët dashuria ndaj kombit nuk ka afat skadimi, Blerim Reka është faqja e bardhë e shqiptarëve kudo qofshin ata.