Shkruan Ejup Berisha

Nëse më 12 prill Artan Grubi dhe BDI fitojnë 5 me 1 kjo nuk është ndonjë ngjarje e madhe dhe pozitive historike por një ngjarje e rëndomtë tanimë e parë, e njohur apo Deja vy në skenën politike shqiptare në RMV. Kjo nuk do të jetë asnjë risi dhe asnjë befasi për të mirë fatkeqsisht. Artani dhe BDI duhet ta dinë dhe ta kenë të qatë se janë provuar por nuk janë dëshmuar si subjekt që sjell ndonjë përfitim të madh dhe të rëndësishëm për shqiptarët. Qëndrimi I gjatë në pushtet nuk është edhe aq I dëshirueshëm për subjektet që kanë vetëdije të plotë dhe të shëndoshë politike. Le të thotë Artan Grubi se çfar ofroi ndonjë risi ai vet dhe BDI për shqiptarët në Maqedoni gjatë këtyre viteve të shumta të qëndrimit në pushtet Artani dhe partia e tij?. Un themë asgjë apo nuk e di le të më korrigjojë dikush nëse eventualisht un nuk e di. Pse me kaq fudullëk dhe cinizëm flet Artani për fitoren e madhe të tij dhe të BDI-së në zgjedhjet e 12 prillit nuk e kuptoj. Për të mos qenë shumë tendencioz dikush mund të jetë I lumtur për atë fitore të BDI-së por shumica e qytetarëve shqiptar këtu nuk e besoj. Ndonjëher është mirë të thuash ajde akoma e akoma po fitojmë por ndonjëher është mençuri të thuash boll më. Pse Artan Grubi e paralajmëron fitoren në zgjedhje kur gjithandej nëpër botë zgjedhjet janë proces I cili sjell të papritura, pasiguri dhe befasira. Në sistemet e mirfillta demokratike fituesi dihet në fund të procesit të votimit vetëm Artan Grubi ka shkathtësi dhe aftësi ti paralajmëroj fitoret e tij dhe të BDI-së. Artan BDI dhe ti mund të fitoni por ta dini se shumicën e popullatës shqiptare do ta pikëlloni dhe do ta dëshpëroni. Atëhr çfar lezeti do të ketë edhe nëse fitoni.