Shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, dhe bartësi i listës së BDI-së në njësinë zgjedhore numër 1, Artan Grubi, ka komentuar ndodhitë e djeshme në Kumanovë, ku funksionarët e kësaj partie, me në krye Ali Ahmetin, u sulmuan nga banorët vendas. Ja edhe postimi i tij i plotë:

Në vitin 2001, forcat policoro-ushtarake dhe paramilitare e sulmonin çdo ditë, por populli ishte me të. Në vitin 2002 e gjer në vitin 2006, partitë maqedonase e sulmonin, por populli përsëri u rreshtua pas tij. Në vitin 2008, kasaphanja i organizoi atentat, por përgjigja e popullit ndaj komplotistëve ishte e fuqishme duke i vërshuar kutitë e votimit për t’iu dëshmuar dashakeqësve që janë me atë. Edhe dje, provuan ca komplotistē të infiltruar nga ca partiçka me provinienca të dyshimta duke keqpërdorur emocione familjare, por përgjigja e kumanovarëve ishte e duhura, njejtë si gjithëmonë, ato thanë ne jemi me Ali Ahmetin dhe ai është biri ynë. Asnjë qindarkë dhe agjendë e huaj nuk ju ndihmon në qëllimet e juaja kundër Ali Ahmetit sepse me të është populli.