Zv/kryeministri Artan Grubi, ka deklaruar se shumica aktuale është stabile. Ai tha se të gjitha subjektet janë të mirëseardhur në këtë përbërje parlamentare, përpos “Levicës”.
Ai u shpreh i lumtur nga dështimi i mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë.

“Kishte deputetë që në rend të parë e vendosën interesin e shtetit, interesin e përbashkët të shoqërisë sonë, e jo interesin e dy apo tre liderëve të cilët ishin vënë në shërbim për ta rrënuar rrugëtimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Unë jam i bindur se edhe shumica edhe parlamentare do të rritet nga të gjithë deputetët që dëshirojnë ta shohin Maqedoninë e Veriut stabile, të sigurt, me marrëdhënie të mira ndëretnike, me marrëdhënie të mira nderfqinjësore, një anëtare e denjë e NATO-s, me perspektivë evropiane” deklaroi Artan Grubi.