qenan aliu 

 

Nga Qenan Aliu

Miq të dashur,

Artan Grubi, e ka gabim nëse mendon se njerëzit të gjithë vuajnë nga skleroza dhe se nuk mbajnë mend. Mbase edhe s`duhet të mbajnë mend pallavrat e tij, sepse do të zinin vend në memorien e njerëzve. Truri i gjithësecilit ka nevojë të rëndohet me gjëra të mençura dhe të lumtura dhe asesi me spinimet dhe mashtrimet e Artan Grubit. Fundja, ky që po rinte gjithmonë i zgjuar me ”ZGJOHU” tani rinë paksa i trullavtë, duke deklaruar edhe për çështje shumë serioze si për temat se si dhe kurë duhet të mbjellen sallatat ! Falë teknologjisë sot, në çdo kohë Grubit mundë ti bëhet me dije se kurë çka deklaroj dhe çka garantoj dhe për gjithçka tjetër. Ju lutem, Bdi-ja duhet ta deshifrojë me skanerin më të sofistikuar memorien e z. Grubi, mbase djaloshi nuk mundë ti dalloje përmendoret prej tre metrove e lëre më të negocijojë për gjërat që kanë të bëjnë me metodologjitë e shkencës informatike. A e dini se si mund të arsyetohet tani pas publikimit të deklaratave në ALSAT-M Artan Grubi, se po, unë kam garantuar se votuesit shqiptarë nuk mund ti fshijë nga lista askush, por nuk kam garantuar se nuk do ti evidentojnë në listë nëse nuk aplikojnë !!. Pra dispozitën e Kodit zgjedhorë nuk thonë se do të fshihen por nuk do të evidentohen, a keni parasysh jo Ali hoxha por hoxhë Alija.

©fol.mk