Shkruan Lulzim Selimi

Të gjithë ne kemi dëgjuar për tregimin e famshëm; ku nga dëshira për tu përfolur, fshatari kishte vendosur të plasonte një dezinformatë tek fshatarët kinse i kishte vdekur gruaja, e më pas kur kishte zbritur në fund të fshatit kishte filluar të besonte tek gënjeshtra e vet!

Gënjeshtra e plasuar në opinion disa muaj më parë nga disa qarqe dashakeqe të Lr-Pdsh dhe për vet kreun e saj Ziadin Selës kinse :
“Në një të ardhme të afërt ai (Ziadin Sela) do të jetë kryetar i BDI-së, me pretekstin se ai qenka i duhuri për të drejtuar atë parti politike”.
E gjitha kjo krijoi një numër të madh polemikash duke e etiketuar ate si tradhëtar, e vet!

Gënjeshtra e plasuar në opinion disa muaj më parë nga disa qarqe dashakeqe të Lr-Pdsh dhe për vet kreun e saj Ziadin Selës kinse :
“Në një të ardhme të afërt ai (Ziadin Sela) do të jetë kryetar i BDI-së, me pretekstin se ai qenka i duhuri për të drejtuar atë parti politike”.
E gjitha kjo krijoi një numër të madh polemikash duke e etiketuar ate si tradhëtar, sikurse ai qe nga ata që planifikoi shkatrimin e PDSH vetëm e vetëm që ti ndihmonte BDI-së!
Dorën në zemër tek votuesit me shkallë intelegjente të ulët, e gjithë kjo gënjeshtër ndikoi duke dëshpruar ata jasht çdo norme!
Tani që ai është shpallur HERO, nga vetë populli ç’ju gjeti? Përse ju ka kapluar hutia dhe jeni tërrbuar nëse vërtet ai do të mer drejtimin e BDI-së? Apo keni frikë nëse ai do të bëhet kryetar i BDI-së e njerëzit si puna e juaj nuk do të kenë vend më në atë parti politike?
Aman zgjohuni nga gjumi dhe mos rrini në ankth, sepse është vetëm një gënjeshtër të cilën e plasuat ju, dhe fare në fund e gjitha u kthye tek ju sikur bumerang!