Fjalim i ministrit të kulturës, Asaf Ademi, në konferencën për shtyp me rastin e prezantimit të Buxhetit të ministrisë së kulturës për vitin 2019

Të nderuar përfaqësues të mjeteve të informimit,

Në fillim të kësaj konference të sotme për shtyp dua t’ju falënderohem për praninë tuaj dhe për profesionalizmin dhe objektivitetin gjatë përcjelljes së ngjarjeve publike nga sfera e kulturës.
Para se të kaloj në projeksionet për Propozim-buxhetin për vitin 2019, dua të theksoj se unë jam Ministër i Kulturës në një qeveri reformatore në kuadër të së cilës ne si Ministri e Kulturës jemi të përkushtuar në realizimin dhe përmbushjen e të gjitha reformave të nevojshme, të nënvizuara në Strategjinë nacionale për zhvillimin e kulturës në Republikën e Maqedonisë në periudhën vjetore 2018-2022.
Synimi dhe vizioni i ynë është që Ministria e Kulturës të jep e hapur për qytetarët, me qëllim që të përmbushen pritjet e tyre në pjesën e kulturës, si dhe t’u shërbejë institucioneve kulturore dhe punonjësve të kulturës në vend.
Synimi ynë është zero tolerancë për keqpërdorime në Ministrinë e Kulturës, por edhe në të gjitha institucionet në sferën e kulturës.
Më lejoni të kalojë në prezantimin e zërave buxhetor të propozim-buxhetit për vitin e ardhshëm në kulturë.

Slajdi 1
Ministria e Kulturës 8%
Financimi i veprimtarive nga sfera e kulturës 92%

Propozim-buxheti i Ministrisë së Kulturës për vitin 2019 arrin 3 miliardë e 140 milionë e 216 mijë denarë (3.140.216.000 denarë). Buxheti i vetë Ministrisë së Kulturës arrin 215 milionë e 50 mijë denarë (215.050.000 denarë), ndërsa Buxheti për financimin e veprimtarive arrin 2 miliardë e 925 milionë denarë e 166 mijë denarë (2.925.166.000 denarë).
Diç më shumë se 92% të mjeteve të planifikuara nga buxheti i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës janë paraparë për financimin e veprimtarive nga sfera e kulturës, ndërsa 8% janë parapara për shpenzimet e administratës së Ministrisë së Kulturës.

Slajdi 2
(për grafik – 5 vitet e fundit zëri 464 – Transfere të ndryshme
2019-936.000.000
2018-904.000.000
2017-874.300.000
2016-864.999.000
2015-854.999.000

Atë që duam ta potencojmë është se në Propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm kemi rritje të mjeteve në zërin buxhetor 464 – Transfere të ndryshme, respektivisht kemi rritje të drejtpërdrejt të aktiviteteve kulturore.
Në vitin 2018 në këtë zë buxhetor kanë qenë të miratuara 904 milionë denarë, ndërsa në vitin 2019 janë paraparë 936 milionë denarë, respektivisht 32 milionë buxhet më të madh se sa vitin 2018 dhe 61.7 milionë denarë nga viti 2017.
Këtë vit 32 për qind nga ndarja e veprimtarive të sferës së kulturës janë paraparë drejtpërdrejt për aktivitete kulturore, që është përqindja dhe vlera më e lartë në krahasim me vitet paraprake.
Kjo e dhënë na jep bazë të qëndrueshme të besojmë se do të sigurojmë kushte për përmbajtje kulturore cilësore nga të gjitha sfera, të cilat do të disperzohen në tërë vendin – që do të sigurojmë një nga synimet strategjike – e kjo nënkupton qasje në kulturë për të gjithë qytetarët tanë.

Slajdi 3
Veprimtaritë

96, 215.000 Veprimtaria botuese
90.644.000 Veprimtaria bibliotekare о
180.725.000 Veprimtaria e Filmit dhe Agjencia e Filmit
888.000 Veprimtaria muzikore – skenike
358.525.000 Veprimtaria e dramës
280.412.000 Veprimtaria e folklorit dhe muzikore – skenike
362.673..000 Mbrojtja e trashëgimisë kulturore
35.063.000 Artet vizuale, arkitektura dhe dizajni
92.897.000 Manifestimet kulturore-artistike
30.000.000 Veprimtaria multidisciplinare
262.988.000 Veprimtaria e Muzeut
20.538.000 Mbrojtja e të mirave audio-vizuale
238.770.000 Mirëmbajtja e objekteve dhe pajisjes në sferën e kulturës
119.000.000 Bashkëpunimi ndërkombëtar
4.000.000 Përkrahja e talenteve të reja

Për Agjencinë e Filmit të Republikës së Maqedonisë, ndryshe nga viti i kaluar, kur është miratuar 150 milion denarë për aktivitetet e programit, në këtë projekt buxhet parashihet 170 milionë denarë, që është një rritje prej mbi 13% dhe e njëjta përqindje vlen edhe për rritjen e transferimet për veprimtarinë folklorike dhe skenike-artistike.

Këtë vit, me rebalancin e Buxhetit, Ministria e Kulturës ka siguruar mjeteve për hapjen e konkursit të ri tematik, që këtë vit u titullua “Evropianët e Rinj”. Me propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm parashikojmë 10 milionë denarë për realizimin e konkursit të ngjashëm.
Në këtë mënyrë, Ministria e Kulturës i stimulon autorët, sektorin civil dhe organizatat dhe shoqatat joqeveritare të sferës së kulturës të inkuadrohen në krijimin e politikave kulturore në vend.

Slajdi 4
Për grafikun për 5 vitet e fundit, zëri buxhetor 488- Dotacione kapitale deri te Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale

2015-ZERO
2016-6.000.000
2017- ZERO
2018- 10.000.000
2019 -125.000.000

Si pjesë e Strategjisë për Zhvillimin Kulturor 2018-2022 dhe Strategjisë për Zhvillim të Barabartë Kulturor në komunat rurale, në Propozim-buxhetin e vitit 2019 janë parashikuar 125 milionë denarë për dotacione kapitale për NJVL për investime kapitale. Në vitin 2018 për këtë dedikim ishin parashikuar vetëm 10 milionë denarë. Do të shpallet konkurs për Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale me kritere dhe prioritete të qarta, dhe në mënyrë transparente opinioni do të informohet cilave komuna ato mjete do t’u ndahen.

Në vitin 2019, me buxhetin e propozuar në pjesën e projekteve investuese kapitale, Ministria e Kulturës do të planifikojë realizimin e rikonstruksionit të IN QK – Gostivar, rikonstruksioni i objektit të teatrit në Kumanovë, rikonstruksioni i objektit të teatrit në Prilep, rikonstruksioni i IP QK – Koçani (faza e dytë), për rikonstruksionin e objektit të Teatrit Shqiptar, me çka përfundoi edhe faza e parë dhe dhënia ne përdorim për ndërtimin e Teatrit dhe Bibliotekës në Tetovë, për ndërtimin e Teatrit të Vjetër në Strumicë, rikonstruksioni i çatisë të pjesës së vjetër të objektit të EN Biblioteka Universitare Nacionale – Shkup, rikonstruksioni i objekteve tjera nga sfera e kulturës.

Rritje e Propozim-Buxhetit për vitin 2019 ka në mjetet e dedikuara për pagesën e pagave të punonjësve të Ministrisë së Kulturës dhe në institucionet e sferës së kulturës (rritje prej 5% nga muaji shtator i vitit 2019).
Janë siguruar mjeteve për 80 punësime të reja në IN Ansambli i këngëve dhe valleve popullore, si dhe mjete për punësimin e 27 punonjësve në Teatrin e sapoformuar të Gostivarit.
Prioriteti im kryesor mbetet Ligji i ri për interes publik në kulturë. Pas miratimit të këtij ligji në Kuvendin e RM-së, dhe pas miratimit të ligjit të ri për administratën publike, do të realizohen kushtet për nënshkrimin e marrëveshjes kolektive në kulturë. Pas analizave të shërbimeve profesionale të Ministrisë së Kulturës dhe përfaqësuesve të Sindikatës reprezentative, mjetet e nevojshme financiare për realizimin e marrëveshjes kolektive në mënyrë shtesë do të sigurohen.

Në fund, dua të theksoj se, Ministria e Kulturës do të punojë edhe në të ardhmen me përkushtim duke realizuar synimet për zhvillim të avancuar kulturor, duke realizuar projektet e nënvizuara, si dhe me disperzimin e kulturës dhe qasjes së saj për të gjithë qytetarët e vendit tonë.