Rritja e bashkëpunimit në funksion të realizimit të aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen, ishte në fokusin e bisedimeve gjatë takimit të sotëm të kryesisë së Asamblesë së Femrës të LR-PDSH me kryesinë e Forumit të Gruas të RDK-së.

Dy kryetaret Arta Toçi dhe Bukurije G. Iseini nënshkruan marrëveshjen e përbashkët sipas të cilës në të ardhmen do të bëhet planifikim i përbashkët i punëve dhe do të realizohen aktivitete të koordinuara bashkërisht.

Ndryshe, ky bashkëpunim në nivele të Forumeve, është në vazhdën e bashkëpunimeve në mes dy partive LR-PDSH dhe RDK, të cilat kohë më parë krijuan edhe “Aleancën për Shqiptarët”, si një formacion i përbashkët opozitar që do të garojë në zgjedhje.

rdk-lr