Dje dhe sot  në hapësirat e Restorant Sidney, në Gostivar,  dhe Hotel Mirage në Strugë anëtaret e Asamblesë së femrës organizuan Manifestim për nder të 7 Marsi, me moton “Të përkujtojmë mësimdhënëset e para në Gostivar me rrethinë”.
Manifestimi u shoqërua me një program të pasur kulturoro-artistik. Me këtë rast u shtrua edhe koktel.
Të pranishmet në këtë manifestim i përshëndeti nikoqirja dhe njëkohësisht edhe kryetarja e Asamblesë së Gruas LR.PDSH dega Gostivar, znj. Afërdita Mislimi Hamza, e cila trajtoi temën ” Mësuesja dhe femra shqiptare në shoqëri”.
Më pas të pranishmet i përshëndeti edhe znj. Arta Toçi – kryetare e Asamblesë së Gruas në LR. PDSH, znj. Vlera Bytyqi- nënkryetare e LR. PDSH dhe Bukurije Gashi- Kryetare e Forumit të Gruas – RDK.
Në vazhdim të manifestimit znj. Flamure Kreci Demiri ndau mirënjohje për mësueset veterane.

Ndërsa sot  në Strugë  poashtu  në një ceremoni festive anëtaret e Asamblesë së Femrës në LR -PDSH në  morën  pjesë në kremtimin e festës së 8 Marsit

af lrpdshaf2afstr2afstr