Goditjet e herëpashershme që i vijnë komunës së Tetovës, konkretisht kryetares Teuta Arifi nga qytetarët të cilët vazhdojnë gjithnjë e më shumë të jenë të pakënaqur nga mosrealizimi i premtimeve të saja. Kjo e fundit e zënë ngushtë, sidomos pas akuzave direkte në adresë të saj nga ish kryeministrit Gruevski , për neglizhencë dhe keqpërdorim të mjeteve të ndara nga qeveria për kompensimin e dëmeve  nga vërshimet e  vitit të kaluar, si duket e ka prekur  ndërgjegjen e Teutës  dhe se ajo  ka filluar që sot të reagojë, duke angazhuar maqinerinë e saj propagandistike  që sadopak të mbulojë TURPIN  duke u munduar që  t’u hedh hi syve të qytetarëve. Ajo  bashkë me maqinerinë  e saj propagandistike  vetëm gjatë ditës së djeshme ka shkrepur me qindra foto të cilat i ka shpërndarë në rrjetet sociale dhe mediat e paguara nga  taksat e qytetarëve,duke u munduar të demonstroj se është #punëtore e madhe”. Edhe asfalltimi i  i një pjese të rrugës “Vllezërit Milladinov”, që   është dashur të kryhej para tre vitesh prej kur ajo ishte  në krye të Komunës së Tetovës dhe që   nuk kishte  vënë dorë në përmirësimin e kësaj rruge kaq të dërrmuar. Ishte pikërisht deklarata e ish Kryeministrit Gruevski  ajo që e zgjoi Teutën prej gjumit  dhe si në ëndër  shpejt e shpejt  iu kujtua se duhet të intervenoj  në riparimin e 400 metrave  rruge  duke vendosur një asfalt “shkel e shko”, larg cdo standardi  dhe me  një cilësi të dyshimt. Disa media të afërta  me komunën e Tetovës,të cilat për  tre vjet rresht i ja kanë nxirë shpirtin  u nxituan sot   ti dalin në krahë  kryetares së Tetovës znj. Teuta Arifi, duke  marrë rolin e e zëdhënësit të saj , ku njoftojnë publikun se Teuta   vijonë  së shpejti  me investime   në rrugë “Bllagoja Toska”. Megjithatë është me  rëndësi  për opinionin të ceket se kryetarja e Tetovës znj. Teuta Arifi nuk arrin dot të asflatojë një rrugë prej 500 metrash, konkretisht rruga 172, e cila është  edhe arteria kryesore që e lidh qytetin me fshatrat. Sot kjo rrugë që  prej nisjes së punimeve bën gati  më shumë se 1 vjet që ende nuk arrin të përfundojë. Banorët vendas ankohen që pikërisht Teuta  bën politik me hallin tyre, gjegjësisht asfaltimi pret  të bëhet në prag zgjedhjeve, por atëherë do të jetë shumë vonë.

PS/ Të dashur lexues këto janë foto që kryetarja e Komunës tenton tua shpërlaj trurin!

Të gjitha këto foto i gjeni në linkun e faqes zyrtare të Teuta Arifit ose kliko KËTU

,# NOCOMENT

 

te32 te31 te30 te29 te28 te26 te25 te24 te23 te21 te11 te 27 te 28 te12 te13 te2 te3 te14 te15 te4 te5 te16 te17 te6 te7 te18 te19 te8 te9 te20

 

©fol.mk