Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët ka reaguar sot ndaj deklaratave të ish kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi të thëna mbrëmë në ClickPlus në TV21 për akuzat që kreu aktual i kësaj komune, Bilall Kasami i bëri ditë më parë për të në po të njëjtin emision.
Nga ASh thonë se “keqpërdorimi i detyrës nga eskponentët e BDI-së është i zëshëm, po aq sa korrupsionit dhe krimi”.
Vlerësojnë se Arifi “mbrëmë është mbrojtur nën heshtje dhe foli për fenomene, të cilat ASh i numëroi disa edhe për të.
Ka kohë që keqpërdorimi i detyrës zyrtare nga ana e eksponentëve të BDI-së flet zëshëm. Po aq i zëshëm është edhe korupcioni dhe krimi. Më së shumti pasojat i ndjenë qytetarët i këtij vendi.
Të shurdhër kuptohet që janë institucionet e shtetit të cilat duhet ti japin drejtësinë, prokuroria dhe gjykatat.
Mbrëmë në debat ish kryetarja e Tetovës dhe nënkryetarja e BDI-së zgjedh që të mbrohet në heshtje në lidhje me akuzat për zhvatjen e parave të qytetarëve. Preferoj të flasë për fenomenet. Ja pra po flasim për disa fenomene:
Skandali i Teuta Arifit dhe i keqpërdorimit të buxhetit të TEtovarëve nuk është rast i izoluar por fenomen i kudondodhshëm, mentalitet koruptiv dhe kriminogjen prezent në çdo komunë e çdo institucion që menaxhohet nga BDI-ja.
Fenomen në vetvete është heshtja dhe lenia në hares dhe papërgjegjesi ndaj këtyre veprave penale nga ana e institucioneve që duhet ta hetojnë krimin siç është prokuroria, policia financiare, policia e shtetit etj.
Fenomen është kur këto institucone e sidomos policia financiare është bërë pjesë e inventarit në komunat që udhëhiqen nga opozita shqiptare me qellim shantazhi dhe asnjë kontroll ndaj institucioneve të udhëhequra nga ana e BDI-së. Është fenomen kur pas 20 viteve qeverisjeje po çka se përditë dëgjojmë skandale nuk kemi dëgjuar asnjë ditë përgjegjesi për ndonjë funksionar të BDI-së, ndërsa popullin që pretendon që e përfaqëson ta kesh të përfaqësuar me rreth 90% nëpër burgje duke i montuar procese politike.
Fenomen është blerja dhe shantazhi i votuesve nëpërmjet kontratave për efekt zgjedhjesh. Ndërsa ikja dhe migrimi paperspektiva dhe zhgënjimi janë pasojat që prodhojnë këto fenomene të BDI-së të cilave zili do tua kishin edhe ideatorët dhe ekzekutorët e shpërnguljeve masovike të shqiptarëve gjatë shekullit 20.