Një aktivitet i përbashkët i aktivistëve të ASH-së Kumanovë, Shenasi Lutfiu, Ajet Rahimi si dhe mërgimtarit nga Zvicra Xhevat Lutfiu në korrdinimim me degën e ASH Kumanovë, kryetarin Huzeir Mustafi si dhe këshilltarin komunal Osama Muadini kanë arritur që përmes një shoqate gjermane të sigurojnë mjete për Sh.F Bajram Shabani Kumanovë.

Ky donacion përmban mbi 100 banka, qindra karrike, televizione, monitore, mjete tjera telnike për kabinete të ndryshme etj.

ASH Kumanovë faleminderon drejtorin e Bajram Shabanit, Mustafa Ebibin për bashkpunimin e sinqertë, degën e ASH Strugë për ndihmën gjatë ngarkim shkarkimit të mjeteve në Ohër si dhe gjithë aktivistët që kontribuan në realizimin e këtij donacioni.